Megjithatë në shkollat e Komunës së Prizrenit janë regjistruar dy raste të sfidës “Superman”, raporton Telegrafi.
Ndërkaq kapiteni Haxhi Kabashi nga Policia e Kosovës ka theksuar se ka pasur takime ndërgjegjësuese lidhur me këtë sfidë.
“Kohët e fundit është paraqitur një lojë në TikTok që quhet ‘Superman’. Zyrtarët tonë i kanë kontaktuar të gjitha shkollat, edhe fillore edhe të mesme, për të ndikuar te nxënësit që mos të bëhen pjesë e kësaj loje. Është një lojë që paraqet rrezik, që mund të shkaktojë lëndime”, ka deklaruar Kabashi, në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, kapiteni Nexhdet Mrasori ka theksuar se gjatë muajve të fundit janë realizuar vizita e ligjërata në shkolla me qëllim të parandalimit të dukurive negative, raporton Telegrafi.
“Për 3 muaj janë realizuar 403 vizita, përfshirë ligjëratat, që janë mbajtur në shkolla lidhur me dukuritë e ndryshme negative, me qëllim të parandalimit të tyre si dhe ndërgjegjësimin për to”, ka bërë të ditur Mrasori.
Në të njëjtën kohë ajo ka theksuar se DKA-ja është në proces të hartimit të Strategjisë për siguri në shkolla, me qëllim të adresimit të sfidave ekzistuese në bashkëpunim me komunitetin shkollor.