Dy raste të vjedhjes së rëndë në rajonin e Prizrenit

Dy raste të vjedhjes janë raportuar dje ndodhur në rajonin e Prizrenit, por janë arrestuar vetën të dyshuarit në njërin rast, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, në njërin rast vjedhja është kryer në një market në Suharekë, ndërsa në rastin tjetër në një shtëpi në fshatin Zojz të Prizrenit.

 Raporti i plotë nga PK:

 VJEDHJE E RËNDË

  • Rr. Nëna Terezë, Suharekë 06.02.2023 – 08:20.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti në bashkëveprim, kanë kryer një vjedhje nga një market pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
  • Fsh. Zojz, Prizren 06.02.2023 – 21:20Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur: stoli ari, para të gatshme si dhe dy armë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.