Edhe në Komunën e Malishevës raportohet për arrestime në rastet, kur pronarë lokalesh nuk respektojnë masën e caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton “GazetaePrizrenit.net”.
Në raportin 24-orësh të policisë, njoftohet për dy raste të tilla njëri në fatin Senik e tjetri në Panorc.
“Janë arrestuar të dyshuar që janë hasur duke punuar në lokalin e tyre, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia./GazetaePrizrenit.net/