26-04-2024

Dy të arrestuar në Malishevë për mosrespektim të masave

Edhe në Komunën e Malishevës raportohet për arrestime në rastet, kur pronarë lokalesh nuk respektojnë masën e caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin 24-orësh të policisë, njoftohet për dy raste të tilla njëri në fatin Senik e tjetri në Panorc.

“Janë arrestuar të dyshuar që janë hasur duke punuar në lokalin e tyre, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi  Policia./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.