27-07-2024

Dy të arrestuar nga Shqipëria për kalim ilegal të kufirit në Vërmicë të Prizrenit

Dy persona, njëra femër e mitur janë arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës për shkak të kalimit ilegal

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë e kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë”, njoftoi policia.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara u është dërguar autoriteteve shqiptare, pasi që ishte e moshës 15 vjeçare./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.