19-04-2024

Dy të arrestuar për pengim të policisë në Prizren

Dy persona në raste të ndara janë arrestuar për pengim të policisë në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në njërin rast i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në tjetrin është liruar në procedurë të rregullt, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i policisë:

Lagjja Dardania, Prizren 01.01.2021-23:35.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarin policor  në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr.Ekrem Rexha, Prizren  02.01.2021-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarin policor  në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.