Dy të arrestuar për sulm në Malishevë
Dy të dyshuar janë arrestuar pasi shkaku i një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në fshatin Mirushë, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.