02-12-2024

Nisma: Haskuka punëson me kontrata mbi vepër në prag të fushatës zgjedhore

Shpallja e konkursit nga ana e Komunës së Prizrenit për angazhimin e 25 punonjësve për shërbime të veçanta ka krijuar përplasje ndërmjet ish-partnerëve të koalicionit qeverisës lokal. Dega e Nismës Socialdemokrate ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, se po luan me ndjenjat e të rinjve prizrenas me hapjen e këtij konkursi në prag të fushatës zgjedhore.

Ndërkohë Haskuka ka theksuar se opozita me dezinformim po mundohet ta njollosë qeverisjen e tij dhe ka sqaruar se konkursi është hapur për 25 pozita me afat të përkohshëm 6- mujor, me qëllim që të rekrutuarit të angazhohen në sektorin e legalizimit në DUPH, për procesin e trajtimit të aplikimeve për legalizim të ndërtimeve pa leje, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes një reagimi, Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren i ka quajtur të ulëta dhe mashtruese veprimet e kryetarit Haskuka, “i cili pozitën e kryetarit të Komunës po e shfrytëzon për të luajtur me ndjenjat e të rinjve prizrenas, duke hapur në prag të fushatës zgjedhore 25 vende për angazhim me kontratë mbi vepër”.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Asnjë koment

Comments are closed.