20-05-2024

Dy të arrestuarit që u kapën me drogë në Rahovec janë të mitur, dyshohen për shitblerje

Së fundmi në Rahovec, Policia ka arrestuar dy persona. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia ka arrestuar të dyshuarit pasi të njëjtit janë kapur me një sasi të substancës narkotike, e llojit marihuanë.

Gazeta Sinjali mëson se dy të dyshuarit janë të moshës së mitur, B.Z. (17-vjeçar) dhe A.O. (16-vjeçar), të cilët kanë përfunduar në ndalim policor.

Gjatë aksionit për kapjen e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar një qese me marihuanë, grinder për bluarje të narkotikëve dhe disa telefona.

Pas përfundimit të proceduarve policore, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”

Asnjë koment

Comments are closed.