25-04-2024

Dy të lënduar nga aksidenti dhe djegia e një veture në autostradë

Një aksident ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, përkatësisht në segmentin afër Suharekës.

Sipas Policisë, në autostradën Ibrahim Rugova, dje ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

P. S / Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.