Dy të maskuar e bëjnë llom rojën e pyllit në Rahovec, 58-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Në Rahovec dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë sulmuar një rojë pylli.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 58-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë si pasojë e goditjeve që kishte marrë.
Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se ai ka pësuar thyerje të këmbës dhe si pasojë është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e viktimës, i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ishte në orar pune, dy të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.