19-05-2024

Afera e rezervave shtetërore, arrestohet afaristi Ridvan Muharremi

Policia e Kosovës sot ka arrestuar afaristin Ridvan Muharremin për aferën e rezervave shtetërore, raporton T7.

Ai u arrestua para restorantit të tij “Bukë e zemër”.

Avokati i tij, Mahmut Halimi, në një prononcim për media tha se ai është dërguar në Prokurori Speciale.

Pas më shumë se dy orësh Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen e banesë së Ridvan Muharremit në Prishtinë.

Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, pak më herët tha se për klientin e tij ende nuk ka fletarrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.

Asnjë koment

Comments are closed.