06-05-2024

Bastisja në ministrinë e Rozeta Hajdarit, Policia arreston dy zyrtarë të saj

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas Nacionale, bëhet fjalë për arrestimin e Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Foto që ka siguruar gazeta shihet zyrtari Hafiz Gara në pranga të policisë.

Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, për të cilat ka raportuar më herët gazeta Nacionale.

Ndërkohë, policia është duke e vazhduar aksionin edhe në bastisjen e pronave të Ridvan Muharremi, mikut të kryeministrit Albin Kurti.

Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

Asnjë koment

Comments are closed.