Dy të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit, ndërsa mbi 400 të infektuar
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, ndërsa një rast është nga komuna e Prizrenit dhe një nga ajo e Dragashit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i tyre.
Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Prej tyre 238 janë nga Prizreni, 58 nga Malisheva, nga Rahoveci 93 dhe 12 nga komuna e Dragashit./GazetaePrizrenit.net/