11-05-2024

Kjo është shuma e Bonove të Diasporës, mbyllet emetimi i parë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se dje është përmbyllur emetimi i parë i Bonove të Diasporës. Ky emetim është përmbyllur me sukses, duke arritur shumën totale prej 10.43 milionë euro.

Pagesa e interesit të parë të Bonove të Diasporës do të bëhet në muajin shkurt të vitit 2022 dhe do të paguhet çdo 6 muaj deri në përfundim të afatizimit. Me përfundimin e afatizimit, qytetarëve të cilët kanë investuar në Bonot e Diasporës do të ju paguhet kësti i fundit i interesit dhe do të ju kthehet në plotëni investimi i tyre.

Mjetet e investuara në Bonot e Diasporës Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i përdorë për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht subvencionimin e kredive investive.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpreh edhe njëherë mirënjohjen e saj për bashkatdhetarët tanë, të cilët sërish dëshmuan gatishmërinë e tyre për të investuar në ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së shtetit”, thekson komunikata. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.