Dy të vdekur, ndërsa mbi 1.600 raste me Covid-19
Dy persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Nga testimi i 3.946 mostrave, 1.603 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin.
Gjatë kësaj periudhe, u shëruan 1.792 persona. 10.639 është numri i rasteve aktive. Vetëm 141 persona u vaksinuan të mërkurën.