04-05-2024

Konfiskohet vetura në kufirin Kosovë-Shqipëri, ishte vjedhur në Itali

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe sekuestrojë, një veturë e cila është raportuar si e vjedhur në Itali.

Sipas Policisë, kjo veturë e tipit Lan Rover me targa të Shqipërisë ka ardhur sot në Kosovë dhe po e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet  U.R., (1992). Pas ndalimit dhe kontrollit nga Polici, ka rezultuar se kjo veturë është e vjedhur.

Për shkak të dyshimeve, Policia ka njoftuar se është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit, me ç’rast është konfirmuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.

“Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit  pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet. Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

May be an image of car and text that says "AA"
May be an image of 1 person and car

Asnjë koment

Comments are closed.