19-04-2024

Dy urat e Stambollit vishen me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Ambasada turke në Kosovës, përmes faqes së saj në Facebook, ka njoftuar se dy nga urat më të njohura të Stambollit janë veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

“Me rastin e përvjetorit të 12 të Pavarësisë së Kosovës, dy nga simbolet më të njohura të Stambollit, Ura Fatih Sultan Mehmet dhe Ura Yavuz Sultan Selim u ndriçuan sonte me ngjyrat e flamurit të Kosovës”, ka shkruar kjo Ambasadë në Facebook.Kosova sot shënon 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Asnjë koment

Comments are closed.