07-05-2024

Dy vdekje, por bie numri i rasteve me Covid

Nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312. Në total numri i rasteve aktive është 10.800.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërkaq janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Asnjë koment

Comments are closed.