23-11-2024

Dy vjet e gjysmë burg Messit për armëmbajtje pa leje

Të pasurit të mbiemrit Messi në Argjentinë nuk të garanton përfitime apo paprekshmëri përpara ligjit.

Vërtetimi i kësaj vjen këtë të premte, pasi është mësuar zyrtarisht vendimi i një procesi gjyqësor të zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Rosarios, rreth 300 km në veri të Buenos Airesit.

Në fakt nuk bëhet fjalë për Lionel Messin, “pleshtin” e Barcelonës dhe Argjentinës 5 herë fitues të “Topit të Artë”, por për vëllanë e tij, Matias Messi.

Ai është fëmija më i madh në familjen e futbollistit argjentinas, por është dënuar me dy vite e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Matias Messi u ndalua pasi u shpëtua nga një varkë që ndiqte rrjedhën e një lumi.

Atij iu gjet një armë e kalibrit 380, por vëllai i futbollistit nuk ishte në gjendje të shpjegonte motivin e zotërimit të saj.

Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.