05-05-2024

Dy vrasje për një javë, peticion për mbyllje të kazinove

Pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino në Suharekë, dhe vrasjes që ndodhi dje në Lipjan, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, janë bashkuar në nënshkrimin e një peticioni për mbyllje të kazinove, raporton Gazeta Express

Mësohet se nënshkrimi i këtij peticioni do të bëhet në sheshin e qytetit në Lipjan

Kujtojmë se mbrëmë në një kazino në Lipjan u gjet i vdekur një punëtor i moshës 36-vjeçare nga Rezalla e Skenderajt.

Vlen të theksohet se Muharremaj kërkoi edhe nga kryetarët e tjerë të komunave të Kosovës që të bashkëngjiten në shfuqizimin e këtij Ligji.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.

Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera. 

Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.

Asnjë koment

Comments are closed.