23-11-2024

Dy zyrtarëve ligjorë në Prizren iu zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me masë të arrestit shtëpiak në kohëzgjatje për një muaji dy të pandehurve me iniciale SH.K. dhe A.K..

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 lidhur me parag.2 nën parag 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës, 14.02.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 15.03.2020.

“Dyshohet se të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar në Komunën e Prizrenit, respektivisht i pandehuri me iniciale SH.K. si përfaqësues ligjor, ndërsa i pandehuri tjetër me iniciale A.K. udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore, kanë kryer veprat penale në dëm të Komunës së Prizrenit, ku me këtë rast kanë anashkaluar procedurat e cila do të duhet të iniciohej nga Kryetari i Komunës, me propozim të këtij të fundit Kuvendit të Komunës, për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me personat fizik dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jo kontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit, me këtë i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim

Asnjë koment

Comments are closed.