26-04-2024

Prizren: Përurohet salla e riparuar e edukatës fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku”

Sot, me një solemnitet rasti është bërë përurimi i sallës së edukatës fizike të gjimnazit “ Gjon Buzuku”, përurimi i së cilës është shtyrë, pasi aty ishin sistemuar banorë të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin nxënësit, stafi dhe drejtuesit e gjimnazit, ish-mësimdhënës e përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se ndjehej shumë i lumtur që në këtë vatër arsimore pjesë e së cilës kishte qenë dhe ai, është mundësuar realizimi i këtij projekti për kushte më të mira për punë në këtë institucion të dalluar arsimor.

U.d i drejtorit të gjimnazit, Jeronim Susuri, tha se salla e re e edukatës fizike me gjithë inventarin e nevojshëm i plotëson nevojat për kushte optimale për punë. Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, tha se projekti në fjalë që kap koston e rreth 250 mijë eurove, është realizuar në kuadër të përpjekjeve për proces të mirëfilltë edukativo-arsimor dhe formësimit sportiv të nxënësve.

Me këtë rast për të pranishmit, u shfaq edhe një program i pasur artistik nga nxënësit e gjimnazit.

Asnjë koment

Comments are closed.