21-11-2024

Dyshohet se vodhi në Prizren, Policia po e kërkon këtë femër

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren– Veri, është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “vjedhje”, konkretisht me datën 21.05.2024, rreth orës 18:15, në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren,  një femër e dyshuar ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe është larguar.

Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtë një femër e moshës së re e cila merr disa pije  dhe largohet në drejtim të panjohur.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i saj.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Andaj policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqën zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.