26-11-2024

E bënë që e bënë! Kuptimi i gjestit të Shaqirit e Xhakës – shqiponja dykrenare me trup, bashkuan kokat e hapën krahët

KATAR- E realizuan atë që deshën.

Rregullat e vendosura privuan futbollistët shqiptarë që të bënin shqiponjën dykrenare me duar, por ata ia dolën që ta bënin atë me trup. Një foto e shkrepur pikërisht në momentin e duhur tregon se si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë bashkuar kokat e kanë hapur krahët duke bërë simbolin e shqiponjës.

Dyshja ishin në fushën e gjelbërt këtë mbrëmje dhe bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit i dhuruar fitores Zvicrës përballë Serbisë.

Asnjë koment

Comments are closed.