Moti: Parashikimi për sot ( e shtunë )

Për sot parashihet mot kryesisht i vranët, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje dhe gjatë natës, pritet shtrirje e reshjeve me karakter lokal.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i juglindjes shpejtësi prej 17-33 km/h. / MK