24-11-2024

E bronzta e Lorianës kompleton Botërorin e jashtëzakonshëm për Kosovën

E filloi garën vetëm si bartësja e 11-të në kategorinë me 38 xhudiste. Arritja në çerekfinale ishte synim për Loriana Kukën, që për një xhudiste pa shumë përvojë dhe jo bartëse do të ishte sukses i kënaqshëm.

Por Loriana kishte plane tjera. Në pjesëmarrjen e dytë në kampionat botëror ajo dëshironte podiumin. Rrugën nuk e kishte të lehtë, por qëllimin e kishte të qartë.

Dhe arriti atje ku synonte, ndonëse e befasoi edhe veten, shkruan sot Koha Ditore.

Loriana Kuka, 22-vjeçarja, që kishte lënë jetën në Zvicër për karrierë të xhudos në Kosovë, ka fituar të premten medalje të bronztë në kampionatin botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë. Është ky suksesi bindshëm më i madh në karrierën e saj, sukses që pak kush e ka pritur.

Madje nuk e ka pritur as axha dhe trajneri i saj, Driton Kuka. Ka pak më shumë se dy vjet që Loriana stërvitet në nivel të lartë, si anëtare e klubit Ippon nga Peja. Dhe ngritja e saj për këtë periudhë vlerësohet e jashtëzakonshme.

Loriana është e vetmja xhudiste superiore e Kosovës në kategoritë me peshë të madhe. Garon në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa mbi këtë kategori është vetëm një.

Ndonëse ende nuk e ka peshën 78 kilogramë, ajo ka forcën e duhur për të synuar gjëra edhe më të mëdha. Kur të shtojë edhe kilogramët që i mungojnë, Loriana pritet të jetë e pandalshme….(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore

Asnjë koment

Comments are closed.