18-05-2024

Zëvendëskryetari i PDK-së: Të tjerët i bën bashkë frika e i ndan interesi

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka lëshuar akuza ndaj partive të tjera, duke thënë se i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se PDK’ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin.

“Derisa të tjerët i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, neve na veçon guximi dhe na bashkon besimi në fitoren e sigurt. Me popullin dhe Kadri Veselin Kryeministër, PDK-ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin dhe do të krijojë perspektivë të ndritur për të gjithë”, ka shkruar Ismaili.

Asnjë koment

Comments are closed.