01-07-2026

E çuditshme: Ballkani njofton rinovimin – Gjilani zyrtarizon transferimin e Tolajt

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në futbollin kosovar, ku brenda një periudhe të shkurtër janë publikuar dy njoftime krejtësisht kontradiktore për sulmuesin Bleart Tolaj.

news image

Fillimisht, Gjilani e prezantoi Tolajn si përforcimin më të ri të skuadrës për sezonin e ri, duke lënë të kuptohet se sulmuesi do t’i bashkohej klubit nga qyteti i Anamoravës.

Megjithatë, vetëm pak më vonë reagoi Ballkani, i cili zyrtarizoi se ka arritur marrëveshje me futbollistin për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera, duke konfirmuar se Tolaj do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve nga Suhareka.


 

Kjo ka krijuar konfuzion në opinionin sportiv, pasi dy klubet kanë bërë njoftime që bien ndesh me njëra-tjetrën për të ardhmen e të njëjtit futbollist.

 

Mbetet të shihet se cili është zhvillimi zyrtar në këtë rast dhe nëse njëra nga palët do të sqarojë situatën në orët në vijim. Deri atëherë, rasti i Bleart Tolajt mbetet një nga episodet më të veçanta të këtij afati kalimtar në futbollin kosovar./GS

Asnjë koment

Comments are closed.