24-11-2024

E dhimbshme: Ky është 52-vjeçari nga komuna e Suharekës që vdiq tragjikisht nga rrokullisja me traktor

Familja Kokollari në fshatin Budakovë e Suharekës mori një lajm të hidhur sot, pasi kryefamiljari humbi jetën tragjikisht, pasi u rrokullis me traktor. Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

I ndjeri, Sahit Kokollari, 55-vjeçari vdiq pasi u rrokullis me traktor dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.

I pikëlluar për vdekjen e kryefamiljarit ka njoftuar djali i të ndjerit.

“Zoti të gradoftë me gradën më të lartë të xhenetit baba jem”, ka shkruar ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha për Sinjalin se vdekjen e 55-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Zoti të gradoftë me gradën më të lartë të xhenetit baba jem

“Policia në Suharekë për mes nr të 112, rreth orës 16:42 ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, tek shkolla e epërme, lagjia Kokollari një person është rrokullisur me traktor. Pas pranimit të informatës menjeherë është dërguar një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes .Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit në lidhje me rastin, dhe të gjitha veprimet policore janë në koordim me prokurorin. Me urdhër te Prokurorit te Shtetit, trupi i pa jete është dërguar ne IML Prishtine. Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me këtë rast dhe po cilësohet si rast “Hetim i Vdekjes”, tha ai.

P. S / Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.