Tre persona humbën jetën tragjikisht, në një aksident trafiku, që ndodhi pak para mesnatës në afërsi të Prizrenit, pjesa e hyrje-daljes Veri në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas burimeve nga Policia të portalit, “Gazeta e Prizrenit”, tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë të lënduar.
Aksidenti midis dy veturave ndodhi, rreth orës 23.30.
Nëpër rrjete sociale është njoftuar se njëri nga viktimat është Lordi Syla nga Gjakova.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një gare ilegale afër Prizrenit.
Gazeta e Prizrenit do t’u mbajë të informuar me detajet e reja rreth rastit.