17-05-2024

Prizren: Detaje nga aksidenti fatal ku humbën jetën tre persona në autostradë afër Prizrenit

Tre persona humbën jetën tragjikisht, në një aksident trafiku, që ndodhi sonte në afërsi të Prizrenit, pjesa e hyrje-daljes Veri në autostradën “Ibrahim Rugova”,  raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas burimeve nga Policia të portalit, “Gazeta e Prizrenit”,  tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë të lënduar.

Aksidenti midis dy veturave ndodhi, rreth orës 23:30.

Sipas Indeksonline dyshohet se tre viktima kanë humbur jetën si pasojë e garave në një rrugë afër Prizrenit, derisa dy veturat e tipit Golf kanë humbur kontrollin dhe njëra nga to ka goditur kalimtarët pranë autostradës, të cilët besohet se ishin duke ndjekur nga afër këto gara.

Policia e Kosovës tashme ka konfirmuar vdekjen e tre personave në autostradë. /Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.