19-04-2024

E dhimbshme: Nusja e aksidentuar në Suharekë, varroset pikërisht në datëlindjen e saj

Nusja e familjes Sadikaj, që humbi pesë anëtarë në aksidentin e trafikut në Biraqë të Suharekës, Albesa do të varroset sot, pikërisht më 10 korrik kur edhe ka datëlindjen e saj.

Ajo sot mbushte 27 vjet,  ndërsa varroset bashkë me dy fëmijët, djalin 6 dhe vajzën 4 vjeçare, burrin Jeton Sadikaj,  31 vjeçar, dhe vjehrrën e saj 56 vjeçare.

Ata jetonin në Zvicër dhe vetëm një ditë më parë kishin ardhur për pushime në Kosovë. Ata po udhëtonin me veturën, me targa të Prishtinës, të cilën me gjasë e kishin marrë me qera.

Varrimi i tyre, sipas familjarëve do të bëhet pasdite në fshatin Sopijë, ndërsa pritet një numër i madh i pjesëmarrësve, kur dihet dhembja e madhe që ka përfshirë Suharekën me rrethinë./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.