24-11-2024

E kryen një vrasja para 1 viti në Malishevë, policia arreston një burrë dhe një grua

Më shumë se një vit hetime i është dashur Policisë së Kosovës që të gjej dhe të arrestojë të dyshuarit për një vrasje të rëndë që ishte raportuar më 4 gusht të vitit 2018 në Malishevë.

Ishte data 4 gusht i vitit 2018 kur Policia e Kosovës kishte njoftuar për një vrasje të rëndë.

Në detajet e para të Policisë së Kosovës, tregohej se një person ishte gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Lladrovc të Malishevës.

57 vjeçari shqiptar, dyshohej se ishte vrarë e më pas ishte lënë në veturë.

E gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për rastin.

Madje, njëri nga të arrestuarit është femër, mirëpo që nuk është bërë e ditur nëse e njëjta ka afërsi me viktimën në fjalë.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.