Hetohen tre persona – Dyshime për posedim të materialeve të abuzimit sek*sual të fëmijëve
Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj tre personave, të dyshuar për përfshirje në veprën penale që lidhet me materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Njëri prej personave nën dyshim është ndaluar nga policia dhe është intervistuar lidhur me rastin. Pas përfundimit të intervistimit, ai është liruar dhe rasti ndaj tij do të vijojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, dy personat e tjerë janë njoftuar dhe ftuar për t’u paraqitur në polici për intervistim. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./ G. Metro
