E pabesueshme: Ish-trajneri i ekipit shqiptar, sot kërkon Kupën e Botës
Sot drejton Kroacinë, ekipin që siguroi një biletë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Por, një dekadë më parë ishte në krye të Dinamos në kampionatin shqiptar dhe ndoshta as në ëndërr nuk e kishte parë se një ditë do ishte ai trajner i kombëtares së vendit të tij, e për më tepër ta udhëhiqte drejt një synimi madhor: shpalljen kampione bote.
Pasi fitoi me penallti ndaj Rusisë, Zllatko Daliç shpërtheu në lot nga stoli. Mirëpo, për të u emocionuan edhe shumë tifozë në kryeqytetin shqiptar.
Daliç nuk është një emër i panjohur për ata që e përcjellin futbollin shqiptar. Ishte korriku i vitit 2008, kur presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, vendosi t’i besonte stolin./gazetaalo/