27-04-2024

E padëgjuar më parë: Cjapi bën qumësht në Fier

Një dukuri e rrallë është konstatuar në Fier, ku është zbuluar një cjap që bën qumësht.

Prej vitesh siguron të ardhura nga qumështi i dhive, por nuk e kishte menduar kurre se do t’i duhej të milte edhe cjapin e tufës.

Shqetësimi se cjapi ishte sëmurë u zëvëndësua nga tronditja dhe habia për Frederik Vlashin nga Bishanaka e Fierit, kur nga gjinjtë e fryrë të kafshës dythundrake rrodhi qumësht

“ Që vitin e parë e parë se ishte në siklet dhe sivjet që është viti i dytë e shtrydha dhe e pash se kishte qumësht”, është shpehur Vlashi.

Asnjë koment

Comments are closed.