Viti shkollor, ka dy kalendarë, një para e një pas grevës, që po krijon paqartësi se kur është data që përfundon gjysmëvjetori.
Në Sindikatën e Arsimit, thonë se nëse nuk ka takime për t’u sqaruar, mund të ketë mbyllje të gjysmëvjetorit në data të ndryshme, njofton Klan Kosova.
As prindërit nuk e kanë të qartë këtë çështje. Derisa në Ministrinë e Arsimit, u deklaruan se do të vazhdohet me kalendarin e publikuar pas grevës për të gjithë ata që mësimin e kanë nisur nga 3 tetori.
Ndërkaq, sipas tyre nuk duhet të përsëritet metoda e thirrjeve për mosmbajtje të procesit mësimor, meqë paralajmërojnë se do i ndjekin rrugët ligjore.