21-04-2026

E rënd në Mushtisht të Suharekës: Vd*es një person duke ngrënë drekë, dyshohet se u ngulfat nga ushqimi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana të papritura brenda shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 20 prill 2026 rreth orës 12:20.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, viktima është Besnik Hoxha, i cili ndodhej në rreth familjar duke ngrënë drekë, kur në një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur vetëdijen.

Familjarët kanë reaguar menjëherë duke tentuar t’i japin ndihmën e parë, ndërsa më pas e kanë transportuar me urgjencë në QKMF në Suharekë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, mjeku kujdestar në ora 12:50 ka konstatuar vdekjen.

Sipas vlerësimeve fillestare mjekësore, ekziston dyshimi se vdekja mund të jetë shkaktuar nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Asnjë koment

Comments are closed.