20-05-2024

E rëndë: Këta janë dy mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në aksident, njëri nga Prizreni e tjetri nga rrethi i Rahovecit

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë për dy familjet kosovare, që humbën më të dashurit në aksident fatal trafiku në Hungari.

Dy viktimat e këtij aksidenti janë mërgimtarët Jetmir Rexhepi dhe Kushtrim Hoxhaj  raporton Gazeta  e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër dhe teksti

Burime te portalit “Gazeta e Prizrenit” mësohet  se viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

Kushtrim K. Hoxhaj është nga Prizreni, ndërsa dhëndëri Jetmir N. Rexhepi nga Celina.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër
Jetmir N. Rexhepi

Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave, të cilët thanë se miqtë e të afërmit e tyre do të njoftohen për ceremonitë e varrimit. /Gazeta  e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.