18-05-2024

E rëndë: Një kosovar humb jetën në Ulqin

Një rast i rëndë ndodhi, sot në afërsi të Ulqinit, saktësisht në Dobrovodë.

Kosovari Fejzullah Brahimi nga Kozhica e Skënderajt aksidentalisht ka humbur jetën, derisa ishte duke punuar.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Dyshohet se ai të ketë rënë nga kati i katërt i objektit në të cilin po punonte ndërtimtari.

I ndjeri ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.