27-04-2024

E rrahu nxënësin, arrestohet arsimtari në Dragash

Një mësimdhënës, është arrestuar në Dragash të premten rreth orës 12 e 20, pasi dyshohet se e ka rrahur nxënësin.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.