E thotë ministri i Arsimit: Kështu do të fillojë procesi mësimor
Të gjitha këto do të jenë në përputhje me tre skenarët që tashmë kjo ministri në koordinimin me IKShPk-në tashmë ka nxjerr.
Detajet tjera se si do të shkojë procesi, në shkolla apo online, do të vendoset më vonë.
“E kemi përgatitur master-planin për vitin shkollor që do të nis më 1 shtator për parashkollor, klasat 1, 2, 3, 6 dhe 9. Në fazën e dytë që do të fillojë më 7 shtator, do të vijojnë klasat 4 e 5 dhe në fazën e tretë mësimi të nis më 10 shtator për klasat 7, 8 ,9, 11 dhe 12, sipas tre skenarëve të paraqitur. Vendimin e kam të përgatitur, do të konsultohem me kryeministrin dhe Qeverinë dhe përfundimisht besoj se brenda ditës ose në mbledhjen e Qeverisë vendoset. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë dhe deri diku e rrezikshme, por duhet të përkujdesemi të marrim masa për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Likaj.