22-11-2024

E vërteta e futbollit prizrenas

Shkruan: Naif Jahaj

Lajm i mirë se shumë shpejt futbolli do të përparoj sipas kryetarit Haskuka. Por duhet të mos kuptoni asgjë nga futbolli që të besoni në diçka të tillë. Shpresojmë që është informuar dhe këshilluar dobët!

Nëse konsiderohet sukses se klubi Liria ka futbollist vendas, kjo ka qenë edhe më heret por s’ka pas sukses, sepse është e dëshmuar që lojtarët e shkollës se Lirisë janë për kreun e ligës së parë ose fundin e tabelës së superligës ashtu siç po ndodhë aktualisht.

Sa i përket pagesave dhe kontratave kjo gjë ndodh sepse të qenit pjesë e UEFA-së doemos duhet të kryhen obligimet financiare në të kundërtën merrni gjoba dhe kjo nuk është ndonjë e arritur por diçka obligative.

Nëse sipas tij riorganizimi i shkollës sjell rezultate shumë shpejtë, është gabim sepse ky riorganizim është me kuadrin e njëjtë (nuk ka shumë tjetër me mbledhjen e shifrave të njëjta) i cili që prej paslufte mundohet të nxjerr futbollistë dhe ka arrit të nxjerr këta futbollist që po luftojnë për mbijetesë, prandaj kjo lë për të dëshiruar, pse duhet besuar se këta do ta bëjnë një gjë të tillë? Por edhe nëse do t’ia dalin kësaj radhe! E uroj që të ja dalin, rezultatet e shkollës do të vërehen tek pas 4-5 vitesh.

Shpejt mund të përmirësohet gjendja dhe  “Kupat”do të vijnë në Prizren vetëm nëse blehet kuadri:trajnerët +lojatarët dhe jo nga Shqipëria sepse  FFK-ja i konsiderohen lojtarë vendor edhe lojtarët e Shqipërisë, por kësaj radhe vërtet të sillen nga jashtë ( Kroaci, Austri,Gjermani etj.)sepse vetëm kështu konkurrohet shpejt kundër skuadrave të mirë organizuara  të Superliges.

Me blerjen e kuadrit qysh vitin tjetër mund të garohet për tituj- kupa.

Me planin e dytë- riorganizimin e shkollës ndoshta duhet të presim vitin 2025 që të përsëritet 1995-ta kur Liria ishte kampion.

Është mirë që fillimisht ju si Kryetar i Prizrenit pra edhe i imi fillimisht të rishikoni statusin e shkollave të futbollit që operojnë në Prizren se a i plotësojnë kushtet që fëmijët së pari të zhvillohen shëndetshëm e kjo nënkupton kontrollin e terreneve ku ushtrojnë se mos janë të dëmshme për shëndetin e tyre e sidomos gjatë stinës së dimrit kur janë të mbyllura dhe në të ftohtë ushtrojnë fëmijët nga 6+ vjeçar, pastaj a kanë mjek ne strukturën e tyre organizative e posaçërisht shkollat private ,e tek pas kësaj të punohet për futboll kulminant.

Gjithashtu është pikë pyetje suksesi i tyre kur dihet se nuk kanë terrene të futbollit të madh dhe se duke ushtruar ping-pong nuk do të arrini të luani tenis asnjëherë.

Mashtrimi i qytetarëve duhet të ndërpritet dhe zhvillimi i futbollit të marr udhën e duhur.!?

( Autori është mësimdhënës në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren)

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.