02-05-2024

Dua Lipa pjesë e kampanjës së veshjeve të Adidasit

Dua Lipa është një ndër artistët më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të korr suksese kudo anembanë globit me koncerte të ndryshme muzikore.

Fama po i sjell edhe përfitime materiale këngëtares edhe në saje të kompanive me nam në botë të veshmbathjeve, shkruan kultplus.

Së fundi, zeshkania ka zgjedhur të bashkëpunojë me markën e njohur botërore të veshjeve dhe atleteve sportive – Adidas.

Artistja 23-vjeçare ka sjell një numër të fotografive teksa merr poza duke reklamuar atletet dhe tutat e kompanisë gjermane.

“Kampanja ime më e fundit me Adidas”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lipa.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve në vijim./ KultPlus.com

Asnjë koment

Comments are closed.