Edhe AKR-ja mbështet Shaqir Totajn në balotazh
Aleanca Kosova e Re (AKR) do të mbështes kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn, për kryetar të Prizreit.
Marrëveshja është arritur sot.
Njoftimi i plotë
Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë tonë, Aleanca Kosova e Re (AKR) Dega në Prizren kemi marrë vendim të unifkuar që në raund të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Prizrenit , të mbështesim kandidatin e Partis Demokratike z Shaqir Totaj.
Kandidatët ,kryesia jonë , një zëri shprehëm vullnetin që ta përkrahim pa rezervë Kryetarin z Shaqir Totaj si një nga personalitet ma me vlerë për qytetin tonë, përmes të cilit dotë vijne shume projekte madhore e vitale për qytetin e Prizrenit. Andaj të gjithë të bashkuar ti japim mbështetje të fuqishme që edhe projektet që janë në plan të vazhdohen sa më parë dhe mos të kemi stagnim të tyre.
Për AKR Dega në Prizren , nga sot z Shaqir Totaj është kandidat i Aleanca Kosova e Re – AKR, me bindjen se nga nesër do të rikonfirmohet mandati të jetë Kryetar i Komunës Prizrenit…
Vota e çdo anëtari të Aleancës Kosova e Re – AKR Dega në Prizren,nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z Shaqir Totaj i cili me datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Prizrenit…