Edhe dy të shëruar nga Malisheva, numri shkon në 36 të shëruar
Komuna e Malishevës, hyri në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19, e po ashtu janë shënuar edhe dy raste të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus. Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve.
Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:
70 të prekur
36 të shëruar
1 i vdekur