27-11-2024

Edhe katër raste të reja me koronavirus në Prizren

IKSHPK ka konfirmuar nëntë raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti ndërsa po ashtu 17 persona janë shëruar.

Nga mostrat e marra, sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në mesin të infektuarve janë edhe katër persona nga Prizreni, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Të prekurit me covid janë nga këto vendbanime: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc), dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen vendimet që sa më shpejt të dilet nga kriza e pandemisë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.