27-04-2024

Sot edhe tre të infektuar me COVID-19 në Malishevë, numri arrin në 76

Edhe tre të prekur me COVID-19 janë regjistruar sot në komunën e Malishevës.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), ata janë persona kontakti. Numri i të prekurve me COVID-19 në Komunën e Malishevës, arrin në 76 të prekur.

 

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ti respektojnë masat mbrojtëse dhe udhëzimet e IKSHP-së.
“Tri rastet e sotme janë raste kontakti, por pavarësisht kësaj, ju bëj thirrje të qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm edhe më tutje, ti respektojnë udhëzimet për masat mbrojtëse, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të përhapjes së virusit korona”, ka thënë ai.

 

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

76 të prekur

57 të shëruar

1 me fatalitet

Në shërim e sipër janë edhe 17 persona.

Asnjë koment

Comments are closed.