Edhe Mali i Zi nga 1 korriku ulë çmimet e romingut

Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Veprimtari Postare (EKIP) e Malit të Zi njoftohet se ka urdhëruar Telekomin e Malit të Zi, Telenorin dhe M;telin që nga 1 korriku të zbatojnë uljen e çmimeve për shërbimet roming, transmeton Koha.net.

Ky vendim merret në përputhje me marrëveshjen ndërkombëtare që u referohet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja është bërë më 4 prill në Beograd mes ministrash përkatës për fushën e komunikimeve elektronike nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.